Aktorët e humorit, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli do të vijnë së shpejti me një emision ët ri do të nisë në Vizion Plus.
Sipas “IMAlbania.com”, emisioni do të mbajë emrin “Fake Off”, një format i ri investigativ si “Fiks Fare”, “Stop” dhe “Boom” dhe do të përfshijë “vox pop”, batuta, foton e ditës, lajmin e ditës etj.
Për herë të parë, “Fake Off” do të transmetohet më 31 dhjetor, si pjesë e programacionit të Vizion Plus për festat e fundvitit dhe më pas do rikthehet në janar nga e hëna në të premte në orën 19:30.





