Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në familjen e Esat Lleshi, shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot ata janë akomoduar në një shtëpi me qira, teksa kanë filluar ndërtimet për shtëpinë e re.

“Në familjen prej tetë antarësh të Esat Lleshi, e cila u godit nga tërmeti e humbi strehën dhe sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qera.

Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Esatit dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do qëndrojnë me qera të paguara nga shteti.”, shkruan Rama në Facebook, i cili ka shpërnarë dhurata për më të vegjlit e familjes.