Kylie Jenner i dhuroi vajzës së saj 1-vjeçare, Stormit një unazë diamanti për Krishtlindjet dhe gjithë rrjeti vërshoi në kritika.
Miliarderja më e vogël në botë publikoi një video të vajzës që mbante unazën e diamantit në gisht, që më pas e fshiu.
“Unë e di se njerëzit punojnë për ti fituar paratë e tyre, por ato para mund të kishin shkuar për të ushqyer njerëz që s’kanë të hanë, për të paguar fatura mjekësore ose për të mbjellë pemë.”, shkroi një fans në Twitter
“Kylie është kaq e vonuar. Me të vërtetë i bleu vajës 1-vjeçare një unazë diamanti. Klani Kardashian / Jenner harxhon lekët për dhurata koti.”, shkruante një tjetër.
Kylie fshiu postimin e unazës ndërsa postoi një tjetër foto ku tregonte dhuratën e radhës për Stormin, një kalë të vogël dhe shkroi: “Ok por Stormi kishte Krishtlindjet më të mira të të gjitha kohërave.”





