Sipas BalkanWeb, Gjykata ka gjobitur me 500 mijë lekë ish-kryeministrin Sali Berisha pas padisë së kryeministrit Rama për një postim në Facebook.
Një viti më parë, Berisha shkruante se kryeministri Edi Rama ka penguar hapjen e negociatave duke përkrahur trafikantët e drogës.
Gjykata Civile në Tiranë ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitej me 1 milionë lekë.
Përveç gjobës, Gjykata ka vendosur që ish-kryeministri duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje.





