Mbërritja e emigrantëve për festa në atdhe ka sjellë edhe dyndje të madhe të aplikimit për pasaportat biometrike.
Që në orët e para të mëngjesit para Drejtorisë së Policisë së qarkut është vënë re një dyndje e madhe e qytetarëve durrsakë që kërkojnë të aplikojnë për dokumentet biometrike.
Emigrantët kryesisht kanë prerë kupona 18 mijë lekësh (të rinj) për tu pajisur brenda tre ditëve me pasaportë biometrike.
Ata thonë se ju kanë skaduar pasaportat e nxjerra në vitin 2009 e për pasojë janë detyruar që të kthehen për festat e fundvitit e të pajisen me të reja.
Aplikimi për pasaportat biometrike është bërë në njësitë bashkiake së bashku me kartën e identitetit, e nuk dihet pse këtë shërbim e ka marrë Policia e Shtetit, ndërkohë që qytetarët janë të detyruar të presin në të ftohtë dhe jashtë për të aplikuar.
K.H.





