Projekti për digjitalizimin e shërbimeve pritet të nisë në ditën e parë të 2020-s. Qytetarët do të kenë mundësi të marrin 472 shërbime online, një projekt që sipas kreut të qeverisë, do të ulë radhën nëpër sportel dhe do të ndikojë pozitivisht në uljen e korrupsionit në administratë.
Nga data 1 janar, qytetarët do të kenë mundësi të marrin 472 shërbime online duke eliminuar radhët nëpër sportele. Gjatë lançimit të projektit të shërbimeve online për qytetarët në Tech Space, Kryeministri Edi Rama u shpreh se digjitalizimi lehtëson burokracitë dhe ndikon në uljen e nivelit të korrupsioni në administratë.
Në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet do të merren online, përveç atyre që është i domosdoshëm prania fizike e qytetarëve.
Qytetarët do të mund ta ndjekin online në e-albania ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.





