Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në Tiranë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Mësohet se tritoli ishte vendosur në murin rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në lagjen “Don Bosko”. Ky biznes është në pronësi të qytetarit me iniciale P.K.

Ndërkohë që pak metra më tutje ndodhet edhe banesa e tij. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia nuk jep detaje për këtë ngjarje, ndërkohë që dyshohet se shpërthimi me tritol ka qenë mesazh për pronarin.