Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. Ç., 32 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, është përplasur me mjetin tip Audi duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





