Një pikë karburanti ka shpërthyer në Kombinat. Ngjarja është shënuar pranë komisariatit numër 6.
Raportohet se zjarri ka rënë në një karburant, si pasojë e një çarjeje dhe tubit i gazit ka marrë flakë.
Nuk ka persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik në zonë. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.





