Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Një fëmijë rreth 5 vjeç që ndodhej në makinë me prindërit, ka rënë nga dritarja e makinës dhe është lënduar në kokë.
Ndërkohë prindërit e fëmijës nuk e kanë vënë re dhe kanë vijuar rrugën. I mituri u gjet nga kalimtarët e rastit dhe është transportuar për në spital.
Ka qenë drejtuesi i një mjeti tip ‘Benz’ që e ka dërguar në spital duke thënë se fëmijën e ka parë të vetëm në rrugë të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë. Ndërkohë eshte njoftuar edhe policia e Shkodrës per ngjarjen.
Pak minuta më vonë në spital është paraqitur dhe babai i vogëlushit, i cili ka pohuar se djali kishte rënë nga dritarja e makinës.
Drejtuesi i “Benz-it” qëndronte pas makinës së babait të të miturit dhe ka parë aksidentin. Ai ka ndaluar e ka marrë fëmijën dhe e ka dërguar në spital.
Aktualisht gjendja e fëmijës paraqitet kritike për jetën.





