Partia Demokratike dega Durrës, kujton sot 29-vjetorin e krijimit të kësaj partie në qytetin tonë.

Më 26 dhjetor të vitit 1990, ishin një grup intelektualësh, të mbledhur në shtëpinë e dramaturgut të njohur Minush Jero, ata që krijuan edhe në Durrës bërthamën e PD-së, bazuar mbi frymën dhe idealet që prekën të gjithë Shqipërinë.

Kështu shkruan kreu aktual i PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, në një status në “Facebook”, teksa vë theksin se misioni për një Shqipëri me demokraci të konsoliduar dhe europiane vazhdon edhe sot 29 vite më pas.