Prokuroria e Tiranës ka dërguar për hetim pranë SPAK, dosjen e KED që solli përplasje të forta mes Presidentit Meta dhe kreut të këtij institucioni mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Prokuroria e Tiranës konfirmoi zyrtarisht për mbylljen e hetimit nga kjo prokurori duke shpallur moskompetencë për padinën e Kreut të Shtetit, me pretendimin se Ardian Dvorani është zyrtar i lartë.
Prokurori Alket Mersini ka shpallur moskompetencën për shkak të cilësive të veçanta që ka subjekti i kallëzuar, pra kryetari i KED-së, Ardian Dvorani.
Deri tani, kjo është e vetmja dosje që Prokuroria e Tiranës ka dërguar pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Presidenti Ilir Meta ka kallëzuar kreun e KED-së për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”.





