Dy drejtues mjetesh në Durrës janë arrestuar në flagrancë nga qarkullimi rrugor pasi po lëviznin me makinë në gjendje të dehur.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit I. T., 44 vjeç dhe E. B., 51 vjeç, të dy banues në Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
I. T., 44 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Benz në gjendje të dehur.
E. B., 51 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në aksin rrugor Sukth-Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Toyota është përplasur me barrierat metalike mbrojtëse duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





