Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës se nuk është tradhtar i kombit.

Vasili shkruan në Facebook se nga këtu e në Amerikë ai tradhtar është dhe do të mbetet dhe këtë titull sipas tij e ka fituar vetë me meritë.

“Edhe tradhtar,edhe Esadist edhe shume i lodhur ky kryeministri pazarxhi i Shqiperise.

Edhe per Krishtlindje do degjojme shtërzimet e fikura te kesaj mushke shterpe politike?

Qe ketu e deri ne Amerike tradhtar eshte dhe tradhtar do te mbetet dhe kete ” merite” ai e ka fituar vertet me “merite” se e shiti Kosoven si askush ne keto 2000 vjet.

Kete “merite” te tradhetarit as ja merr dhe as ja do njeri,ta mbaje dhe do ta mbaje gjithe jeten.#, shkruan Vasili.