Edhe pse këto ditë është komentuar shumë për çmimin e parë të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, Arilena Ara ka reaguar për herë të parë.
Në reagimin e saj, Arilena ka zgjedhur të mos komentojë gjithë zhurmën e postfitores por ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj.
Ajo që bie në sy është fakti se mes shumë personazheve, Ara nuk ka përmendur në asnjë rresht Alketa Vejsiun dhe drejtoren artistike të festivalit, Vera Grabockën, me të cilat ka patur një raport të afërt pas fitores së X Factor shumë vite më parë.
POSTIMI I PLOTE
Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte.
@darkodimitrov OUR MUSIC. I love You❤️
@lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje.
@rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim!
@makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim!
@ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.
Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme.
Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë.
Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse! “SHAJ”





