Fotot e tyre qarkulluan disa herë në rrjet, por këngëtarja Genta Ismajli sot e ka pranuar para të gjithëve.

Genta ka publikuar një foto në Instagram me partnerin e saj, biznesmenit turk, Hysen Usta.

 “Jemi më të gjallë kur jemi të dashuruar”, shkruan Genta në foton ku shfaqet në prehrin e të dashurit.

Kujtojmë që disa ditë më parë, këngëtarja mori propozimin për martesë në urën e Bosforit, nga Hyseni.

Ata shijuan së bashku spektaklin e fishekzjarreve ndërsa pas super propozimit që bëri xhiron në rrjet, Genta e prezantoi partnerin me familjen e saj dhe me shoqërinë.