Një trup i dekompozuar është gjetur në grykëderdhjen e lumit Ishëm në Kurbin.

Mësohet se trupi i pajetë i seksit mashkull, ende i paidentifikuar është konstatuar nga një peshkatar.

Njoftimi i policisë

Kurbin, Lezhë

Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes