Pas miratimit të shpërblimeve të fundvitit 2019 për kategorinë e pensionistëve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare kanë shpallur sot grafikun e shpërndarjes së shpërblimeve.

Sipas grafikut, shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet e mundur nga data 25 dhjetor deri më 31 dhjetor 2019.

Detajet për datat e pagesës së shpërblimeve vijojnë si më poshtë:

•        Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr më datë 5 dhjetor.

•        Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr më datë 6-9 dhjetor.

•        Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr më datë 10-13 dhjetor.

•        Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr më datë 14-26 dhjetor.

•        Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr më datë 17-20 dhjetor.

•        Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr më datë 21-24 dhjetor.