Moderatorja durrsake, Floriana Garo është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Floriana në Instagram, ku zbulon edhe emrin e vogëlushit që ka ardhur dje në jetë, ndërsa publikon një foto teksa mban dorën e tij të vogël.

“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa me shumë çdo moment. Të duam pa fund! 23.12.2019”, shkruan moderatorja.

Në mars të vitit 2018, Floriana solli në jetë vajzën Adia, të cilën ende nuk ka vendosur ta prezantojë me ndjekësit në rrjetet sociale.