Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar rreth asaj që momentalisht po zien rrjeti; Festivali i RTSH-së ku ajo u rëndit e dyta ndërsa në vend të parë doli Arilena Ara.
Të shumtë ishin ata që e shikonin Elvanën si përfaqësuesen e Shqipërisë në “Eurovizion” me këngën me “Me tana”, por me një diferencë të vogël pikësh Arilena mori kupën, gjë që zhgënjeu shumë fansat por edhe vetë këngëtaren.
Në një postim në Instagram, Elvana i uron suksese Arilenës ndërsa falenderon publikun, për mbështetjen e fortë si dhe ka një mesazh edhe për anëtaren e jurisë, Mikaela Minga që e vlerësoi me vetëm 2 pikë.
“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!
Flm jurise europiane per vleresimin maximalU gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA”, shkruan Elvana.





