Mbrëmjen e së dielës është mbajtur edhe nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku fituese u shpall këngëtarja Arilena Ara.

Por lidhur me këtë festival ka pasur shumë polemika dhe ka ngjallur debat që nga organizimi i dyshes, Grabocka-Vejsiu deri tek emri i fitueses që u përfol gjatë.

Përgjatë 3 netëve të Festivalit, opinionisti Olti Curri ka qenë mjaft kritik dhe ka ironizuar thuajse çdo fjalë të thënë nga Alketa Vejsiu në skenë. Shkak për të tilla kritika pamë qartazi që u bë vetë moderatorja e cila e “bëri” festivalin si të sajin dhe jo si të shqiptarëve apo të vetë artistëve që kishin marrë pjesë.

Alketa në të shumtën e rasteve shfaqej duke sjellë në versionin e saj këngë të njohura, e për këtë shkak Olti Curri ka pasur komentin e tij.

“Nuk eshte nevoja te marresh kohe televizive ne nje festival qe organizohet nga televizioni shteteror per te hequr fiksimin per te kenduar si te te vije…ka edhe metoda me ekonomike dhe me pak bezdisese per veshin e publikut qe eshte njoftuar se do te degjoje gare kengetaresh jo karaoke private“…ato leket qe jap takse per RTSH, me mire i blej grure per zogjte…te pakten degjoj cicerima pa prezantim dhe zogjte te pakten nuk stonojne…  mora vesh qe Alketa do kendoje dy here te tjera dhe nje monolog, qe ta dini te llogarisni kohen per ne tualet per ujin e holle dhe me gjate… ..Alketa ngaqe e qau te foluren, nuk po pushon edhe se kenduari…deri ne fund besoj se edhe do beje vertikalen”, kanë qenë këto disa nga komentet e  Oltit referuar Alketës.

Arilena Ara fitoi Festivalin e RTSH-së me këngën “Shaj”. Me baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

Kujtojmë që deri në  momentin e fundit para se të shpallej fituesja, të gjithë dinin se fituesja do të ishte Elvana Gjata. Pasi pak kohë më parë ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.