Hilary Duff është zyrtarisht e martuar. Aktorja i dha fund beqarisë duke i thënë “Po” partnerit të saj prej 3 vitesh Matthew Koma. Ata mbajtën një ceremoni private në kopshtin e banesës së tyre të shtunën.

Çifti mirëpriti në jetë në vajzë në tetor të vitit 2018 dhe njoftuan fejesën në maj të këtij viti.

“Ishte një festë dashurie, një ceremoni e vogël dhe private në shtëpinë e saj me miqtë dhe familjen”, tha një burim për Just Jared.

Hilary u lidh me kompozitorin në janar 2017, një vit pasi u finalizua divorci i saj nga Mike Comrie. Ajo dhe Comrie kanë një djalë, Lucan, 7 vjeç.