Georgina Rodrigez ka shfrytëzuar kohën e lirë për t’i bërë përgatitjet e fundit para Vitit të Ri.
Partnerja e Cristiano Ronaldos është fotografuar duke bërë blerje. Ajo ka zgjedhur fustanin për pritje të Vitit të Ri, ndërsa paparacët nuk e lëshuan këtë rast që t’i përjetësojnë momentet kur ajo është në veshje tërësisht relaksuese dhe pa grim të përsosur. Edhe pa fustane të ngushta, ajo duket për mrekulli.
Kombinimin e ka plotësuar me atlete, ndërkaq duket që u gjend në situatë jo të këndshme kur i vuri re fotografët.





