Ndërsa janë prezantuar këngët konkurruese në festivalin e RTSH-së, një nga emrat më të përfolur për rrëmbimin e çmimit është Elvana Gjata.

Elvana ka marrë edhe mbështetjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Kjo e fundit me një postim në Instagram, tha se Elvana është e preferuara e saj për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

“E preferuara ime,”- shkroi ajo në InstaStory, ku publikoi edhe një foto të Elvanës nga kënga e saj “Me tana”.

Ndërsa Elvana ripostoi foton e Elenit duke shkruar: “Të dua shumë mbretëreshë”!