Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Fatmira Breçani ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Soiree” në Top Channel, në natën e Tropojës.

Breçani ka folur për fillimet e saj të vështira në muzik[ pasi familja e saj nuk ishte dakord që ajo të bëhej këngëtare për shkak të mentalitetit që ekzistonte asokohe në vendlindje.

Fatmira Breçani: Ka qenë pak e vështirë që të dilje të këndoje asokohe për shkak të mentalitetit.

Jonida Shehu: Po pse kush të pengonte? Ka qenë mentaliteti brenda familjes?

Fatmira Breçani: Ishte krejt opinioni siç ka qenë gjithkund. Edhe sot nuk është edhe aq i mirë. Por edhe familja ka qenë pak.

Jonida Shehu: Nuk donin që t’i të bëheshe këngëtare?

Fatmira Breçani: Po na ngel vajza pa martuar. Mos e pyet.