Charlize Theron tha se “nuk i vjen turp” të flasë për momentin kur mamaja e saj qëlloi dhe e vrau babanë e saj për vetëmbrojtje. Aktorja ishte 15 vjeçe kur babai i saj i dehur shtiu përmes derës së dhomës ku ajo ishte fshehur me mamanë e saj.
“Asnjë prej atyre plumbave nuk na kapi, ishte thjesht mrekulli. Por për vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit”, tha aktorja për NPR. “Sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më shumë kuptojmë se nuk jemi të vetmit.”
Charlize u rrit në një fermë pranë Johannesburg në Afrikën e Jugut me mamanë Gerda dhe babanë Charles. Ajo e përshkroi të atin si “njeri shumë i sëmurë” nga alkooli dhe se tha se jetesa me një të dehur ishte fare pa shpresë.
Duke treguar çfarë ndodhi, ajo tha se babai i saj ishte aq i pirë sa ai nuk ishte në gjendje të ecte kur vinte në shtëpi me armë.
“Mami im dhe unë ishin në dhomën time të gjumit mbështetur tek dera, sepse ai po e shtynte. Ne u mbështetëm tek dera të dyja nga brenda që të mos hynte. mirëpo ai bëri një hap mbrapa dhe gjuajti përmes derës tre herë. Ishte mrekulli që ata plumba nuk na kapën, por për vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit”.
Charlize tha se dhuna që ajo provoi në familjen e saj ishte diçka që e kishte diskutuar me shumë njerëz. “Nuk më vjen turp të flas për këtë, sepse unë mendoj se sa më shumë të flasim për këto gjëra, më shumë kuptojmë se nuk jemi të vetmit”.





