Një qytetare nga Durrësi, përmes një video të publikuar në rrjete sociale dëshmon errësirën që mbizotëron në orët e pasdites dhe të natës në lagjen nr.16, në rrugën “Kristo Sotiri”.

“Kjo është gjendja e Lagjes 16, Rruga “Kristo Sotiri”, rruga ku u rrënua pallati 6 katësh prej tërmetit të 26 Nëntorit.
Përveç llahtarës që na panë sytë e frikës së shumëfishtë që na ka mbërthyer,duhet të kemi dhe frikën e errësirës, vjedhjes, krimit.”
– shkruan qytetarja.

Ajo fton të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe mediet lokale që të ndërhyjnë për të ndezur dritat e rrugës në këtë lagje.

“Sepse në këtë vend prevalon papërgjegjshmëria, nuk ka ligj, nuk ka kujdes për qytetarin, nuk ka detyrim, nuk ka përgjegjësi, nuk ka korrektësi”– shkruan më tej qytetarja.