Nën një atmosferë të zjarrtë, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër  është zhvilluar ndeshja e vlefshme për kampionatin e basketbollit mes Vllaznisë dhe Teutës. Ndeshja ka folur për miqtë, që kanë marrë një fitore të rëndësishme përballë djemve shkodranë me rezultatin 83-87. Një nga lojtarët më të mirë që Vllaznia ka këtë sezon është edhe amerikani Brequis Perine.

Basketbollisti ka munguar në dy ndeshjet e fundit, atë për Ligën Ballkanike dhe kampionatin. Vetëm pak orë përpara sfidës, lojtari nuk është ndierë mirë duke u detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që rezultoi e suksesshme.