Madona u pa në publik me një tjetër të dashur më të ri se ajo, balerinin Ahlmamalik Uilliams, 25 vjeç.
Këngëtarja 61-vjeçare dhe i dashuri 36 vite më i ri se ajo, u fotografuan shtunën së bashku në ballkonin e një hoteli në Miami, shkruan DailyMail.
Balerini po performon në turneun “Madame X” të këngëtares që filloi në shtator dhe momentalisht janë në Miami Beach, ku dyshja janë “kapur mat” nga paparacët.
Të ftuarit e tjerë të hotelit thanë që Williams kishte puthur Madonën para se t’i masazhonte asaj shpatullat. Mediat e huaja kanë raportuar se ai është i dashuri më i ri i këngëtares dhe se diferenca e tyre e madhe në moshë, 36 vjet nuk përbën problem për ta.





