Për këngëtaren Bleona Qereti, sot është ditë feste pasi vëllai i saj i vetëm Bledari, po i jep fund beqarisë.
Bleona ka postuar në Instagram disa foto nga fejesa e çiftit ndërsa shkruan me shaka se Bledari tashmë është zyrtarisht jashtë tregut për vajzat e tjera.
“Urime gjysmës time për fejesën e tij! E bukura @alibosina mirëseerdhe në familje! Të duam! Faleminderit që i bëre prindërit e mi të lumtur! Tani na duhet një fëmijë, që ta heqin mendjen nga unë! Të gjithë duhet ta dinë se tani Bledar Qereti është zyrtarisht jashtë tregut! Mirupafshim Bledar!”





