Pasi Tamara Ecclestone është nisur për pushime dimërore, vila ekskluzive londineze e saj është grabitur të premten e kaluar

Në shtëpinë e 35-vjeçares së manjatit Bernie Ecclestone, pronarit historik të Formula 1 janë vjedhur xhevahire me vlerë 50 milion stërlina (rreth 60 milionë euro), sipas asaj që raporton The Sun.

Vila e grabitur ndodhet në një nga rrugët me të rëndësishme dhe elegante të kryeqytetit anglez, një vilë me 57 dhoma në lagjen Kensington, e cila kontrollohet 24 orë në 24 për 365 ditët e vitit nga roje dhe telekamera sigurie.

Eccleston është plotësisht e shkatërruar dhe në gjendje shoku shkruan tabloidi The Sun.

Tre hajdutët sipas disa dëshmive, kanë hyrë në vilë nga kopshti dhe do të kishin marrë të gjitha kasafortat nga dhoma e gjumit e Eccleston, nëse nuk do të kishin qenë të detyruar t’ja mbathnin për shkak se janë zbuluar nga një roje sigurie që gjendej brenda ambjenteve të vilës.