Një automjet ka përfunduar i përmbysur në kanal përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë.
Siç duket nga fotot që po publikon DurrësLajm, automjeti ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.
Nuk dihet nëse ka pasur apo jo të lënduar apo të plagosur nga ky aksident, ndërkoë që duket qartë që mjeti ka pësuar dëmtime të shumta.
Për shkak të aksidentit është regjistruar trafik i rënduar në autostradë, në drejtimin Tiranë-Durrës.





