Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit familjarë të çiftit Hajdari që u vetëhelmuan në fshatin Xhyrë. Prindërit e Olsianit janë marrë në pyetje për dijeninë e tyre për helmimin dhe shkaqet që detyruan çiftin t’i japë fund jetës.
Ende nuk ka asnjë informacion mbi arsyet e kësaj ngjarjeje të ngjashme me tragjedinë e famshme shekspiriane “Romeo & Zhulieta”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Xhyrë në Librazhd, ku dy të rinjtë e porsamartuar, Olsian dhe Rezarta Hajdari u vetëhelmuan me fotoksinë. 19-vjeçarja Rezarta Hajdari ka humbur jetën pas helmimit, ndërsa 27-vjeçari Olsian Hajdari ndodhet ende në spital.





