Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se Olsian Hajdari 27 vjeç, dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se 27-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se çifti ishte martuar ditën e diel dhe kanë helmuar veten.

Nuk dihen ende arsyet e helmimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.