Revista “Forbes” ka renditur të parën në listë si gruan më të fuqishme në botë për vitin 2019, kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.

Media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.

Renditja e Forbes  për 2019:

  • Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
  • Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-
  • Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
  • Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  • Mary Barra, CEO e General Motors
  • Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
  • Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
  • Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
  • Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
  • Marillyn Hewson, CEO e Lockheed