Tani që nuk është në politikën aktive, duket se ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka më shumë kohë për të kaluar me familjen e saj.

Topalli herë pas here publikon fotografi të ndryshme në profilet e saj në rrjetet sociale, me familjarët e saj. Mëngjesin e sotëm, Jozefina ka publikuar në “Facebook” një fotografi të ëmbël me nipin e saj.

Ajo shfaqet në ambientet e shtëpisë, ndërsa djalin e vajzës e ka në krahë. Ish-kryetarja e Kuvendit duket se po e shijon shumë statusin e gjyshes, pasi vazhdimisht ndan me ndjekësit në “Facebook”, imazhe më nipin e vogël.