Nora dhe Era Istrefi kanë vendosur të organizojnë një koncert në Tiranë, fitimet e të cilit do t’i dhurojnë për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ka qenë vetë Era, e cila përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se bashkë me të motrën do të jenë këtë të premte në kryeqytet.

“Edhe pse nuk mbaj koncerte sepse jam duke u marrë me projekte të reja më vjen mire që kemi për t’u parë në Tiranë sidomos për arsyen që të gjitha fitimet do të përdoren për ndihma për njerëzit që kanë nevojë në Shqipëri”– shkruan këngëtarja.

Në këto ditë të vështira për vendin, të shumtë kanë qenë artistët shqiptarë kudo në botë, të cilët iu kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti tragjik që shkaktoi viktima dhe dëme të shumta materiale.