Besa Kokëdhima, ishte artisja e cila hoqi dorë nga pjesëmarrja në festivalin e “Këngës Magjike” me arsyetimin se nuk mundte të këndonte pas tragjedisë së 26 nënorit, ku humbën jetën 51 persona.
Pas këtij vendimi të këngëtares, në emisioni “Thumb on”, që drejtohet nga Aulona Musta dhe Fatma, agjenti 00Thumb, tha se aryseja e vërtetë e largimit të Besës me këngën “Historia” është se kënga e saj nuk ishte 100% origjinale.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë këngëtares, e cila në një postim në Instagram, është shprehur se do të padisë hienat mediatike për sulme personale të porositura.
“Nuk kam dëshirë por më duhet t’iu padis për trillimet tuaja në adresën time Thumbon! Herë tjetër matuni pak më mirë para se të përdorni hijena mediatike për sulme personale e të porositura. Suksese në jetë”, ka shkruar Besa në një postim të bërë në Instastory.
Sipas agjetit 00 Thumb, muzika e këngës së Kokëdhimës ishte inspriruar nga “Dangreous” – David Guetta dhe teksti nga Sia – Unstoppable, por e përshtatur mirë në shqip.





