Një 65-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike mbrëmjen e sotme në Tiranë. E moshuara i ka dhënë fund jetës teksa është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit në kryeqytet.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:20 në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i spitalit shtetasja M. Sh., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.