Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Kavajës. Një person, ende i paidentifikuar, ka mbetur i vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri.
Trupi i pajetë i viktimës po transportohet drejt morgut të spitalit rajonal të Durrësit.
Nuk dihet ende arsyeja e përplasjes së armatosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.





