Kruzeiro është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Palmeiras në shtëpi ditën e sotme, dhe në këtë mënyrë është rrëzuar një kategori më poshtë.Sezoni për Kruzeiron dhe për tifozët e këtij ekipi ishte shumë i vështirë, aq sa i bëri ata të mendonin se rënia nga kategoria ishte afër, dhe ja ku erdhi. Vetëm 36 pikë në 38 ndeshje, duke marrë 7 fitore, 15 barazime dhe 16 humbje, duke e bërë të pashmangshëm rënien nga Serie A braziliane.

Mërzia te tifozët ishte shumë e madhe, pasi e kishin shumë të vështirë që ta shikonin ekipin e tyre të rrëzohej nga kategoria për herë të parë.Madje nga frika se mund të ndodhte diçka e rëndë në Mineirao, u vendos që ndeshja të mbyllej që në minutën e 89’, për shkak se kjo mund të kthehej në një tragjedi.