Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Prezë, në Tiranë. Policia bën me dije se makina ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar.
Këmbësori ishte duke kaluar rrugën Prezë-Vorë, në momentin kur u përplas nga një automjet. Policia ka shoqëruar shoferin, derisa të mësohen shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.
Si pasojë e demtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.





