Eneda Tarifa është fituesja e edicionit të këtij viti të festivalit "Kënga Magjike", një tjetër trofe për Flori Mumajesin, kantautorin e këngës "Ma zgjat dorën".
Në një postim në InstaStory, Flori ka uruar Enedën për fitoren me fjalë prekëse ndërsa tregon se kur askush nuk e ka mbështetur, këngëtarja i ka zgjatur dorën.
"Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk me konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër!".





