Një 36-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën në në lagjen 15, pasi eshte perplasur nga nje automjet tip "Ford Focus". Policia nuk ka identifikuar ende autorin e aksidentit tragjik, pasi ai eshte larguar nga vendngjarja menjehere pas aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip "Ford Focus", ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit.





