Shkolla “Selman Daci” në fshatin Bubq po shembet pasi u dëmtua nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Shkolla i shërbente 261 nxënësve nga niveli parashkollor deri në gjimnaz.

Shkolla e fshatit Bubq kishte dëmtime të shumta në strukturë dhe u vlerësua nga grupet e inspektimit si e pabanueshme.

Nxënësit e shkollës së fshatit Bubq do të sistemohen në shkollat e zonës përreth.