Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës.
Mësohet se shtetasi L.B., banues në Vlorë ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg për tentativë vrasjeje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Ancona, me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.
Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.





