Durrësi ka qenë zona më e prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, ndaj edhe pasojat kanë qenë më të mëdha. Situata kritike bëri që futbolli të anashkalohej dhe ekipi i Teutës ishte i detyruar për shumë arsye të rrinte pushim gjatë kësaj jave.

Gjithsesi, me qetësimin e situatës pritet që edhe të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi t’i kthehen procesit stërvitor. Pas një jave pushim, pritet që nesër Teuta të zbresë në fushë dhe të nisë punën për Skënderbeun.