Shkon në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ka ndërruar jetë 20-vjeçarja Xhesika Biqiku, e cila ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pas tërmetit të së martës.
20-vjeçarja, e cila është viktima e parë që shënohet në Tiranë nga tërmeti shkatërrimtar, nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa transporti i saj jashtë shtetit ishte i pamundur.
Biqiku kishte tre ditë që ishte në gjëndje kome.





