Moderatorja durraske, Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, rrëfeu se nuk ka mundur të gjendet afër familjeve të prekura për shkak të emocioneve dhe ndjeshmërisë shumë të lartë që e karakterizon.

Ajo është shprehur se edhe banesa e vëllait të saj ka pësuar dëme nga tërmeti.

“Unë jam tip shumë i ndjeshëm. Unë e kam të pamundur që të jem atje dhe t’ju vijë në ndihmë. Dhimbja është e madhe  se bëhet fjalë për njerëz që kanë humbur jetën, për njerëz që kanë ngelur pa shtëpi. Vëllain e kisha në Durrës. Shtëpia e vëllait tim ka pasur çarje muresh dhe thyrje xhamash dhe për mometin dhe ata nuk flenë në shtëpi. Ajo që mua më tremb më shumë është fakti se pas tërmetit të shtatorit, vjen në nëntor një goditje tjetër dhe nuk e dimë sesa të sigurta i kemi banesat tona”, është shprehur Hygerta Sako.