Kantautori Ardit Gjebrea ka njoftuar se me të ardhurat e biletave të Festivalit "Kënga Magjike"do të ndërtojë banesën e një familjeje në Thumanë, e cil për shkak të tërmetit është bërë e pabanueshme.

Në një postim në Instagram, Gjebrea ka publikuar foto nga vizia e tij në familjen Caci në Thumanë, e cila tashmë ka mbetur e pastrehë.

"#Kendojpertendertuar Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e Këngës Magjike që janë bashkuar në këtë kauzë. #tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi", shkruan Gjebrea.